Në kinemanë e Prizrenit do të shfaqen dokumentarët më të pëlqyer të Dokufestit 2016

Nga data 13 deri më 19 tetor në kinemanë e Prizrenit, “DokuKino” do të mbahet java e filmit dokumentar “DokuWeek”. Gjatë 7 ditëve në orën 19:30 do të shfaqen dokumentarët më të pëlqyer të edicionit të 15-të të “DokuFestit”.

13 tetor, e enjte, ora 19:30

SHOW OF SHOWS

Filmi paraqet një kronikë me gjëra të rralla dhe pamje të papara nga historia e cirkut, nga shekulli 19-të dhe 20-të.

14 tetor, e premte, ora 19:30

LO AND BEHOLD, Reveries of the Connected World

Nga mendja e shkëlqyer e Werner Herzog vjen mjeti i tij më i ri për eksplorim, një ekzaminim i gjallë i jetëve tona të ndërlidhura online.

15 tetor, e shtunë, ora 19:30

FIRE AT SEA

Samuele, 12 vjeç, jeton në një ishull në mes të detit. Ishulli i tij nuk është si të tjerët. Quhet “Lampedusa” dhe përshkohet nga mijëra emigrantë në 20 vjetët e fundit.

16 tetor, e diel, ora 19:30

THE LOVERS & THE DESPOT

Pas shkatërrimit të romancës së tyre joshëse, regjisori i famshëm Shin Sang‐ok dhe aktorja Choi Eun‐hee rrëmbehen me urdhër të Presidentit filmdashës të Koresë së Veriut Kim Jong‐il.

17 tetor, e hënë, ora 19:30

A GOOD AMERICAN

Përgjimi masiv i zbuluar nga informatori Edward Snowden nuk ishte skandali i parë në historinë e Agjencisë Amerikane të Zbulimit- NSA.

18 tetor, e martë, ora 19:30

THIS CHANGES EVERYTHING

Një përpjekje epike për të rimagjinuar sfidën e madhe të ndryshimit klimatik. Filmi paraqet shtatë portrete të fuqishme të komuniteteve në vijën e frontit.

19 tetor, e mërkurë, ora 19:30

DEMOCRACY

Dokumentari sjell në jetë struktura komplekse të pushtetit dhe ofron një pamje të demokracisë së sotme.

Çmimi i biletave është 2 euro!

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....