Microsoft sjell versionin e ri të aplikacionit Paint për Windows 10 [VIDEO]

Pas një periudhe shumë të gjatë, Microsoft ka azhurnuar aplikacionin e tij të famshëm, Paint.

Aplikacioni Paint është ndër aplikacionet më të përdorura për rregullime të vogla dhe të thjeshta të imazheve. Ky aplikacion, i vjetër sa vetë sistemi operativ Windows nuk ka pësuar ndryshime qenësore gjatë zhvillimit të platformave të reja të Windows nga Microsoft.

Por, duket si Microsoft më në fund ka vendosur të bëjë hapin e madh duke sjell një aplikacion me ndryshime të mëdha për sistemin operativ Windows 10, transmeton Express. Aplikacioni i ri do të ketë vegla të reja si dhe do të përkrah objektet 2 dhe 3 dimensionale.

Por lami i mirë është se edhe përkundër shtimit të gjithë këtyre opsioneve, Paint sërish do të mbetet një aplikacion i cili do të mund të përdoret nga të gjitha pa pasur nevojë të jeni një dizajner profesionist.

Temat
Teknologji

Të afërta