Mercedes-AMG konfirmon modelin e ri sportiv elektrik

Edhe pse kohëve të fundit shumicën e vëmendjes ka tërhequr lajmi për hiper-veturën e ardhshme hibride të saj, R50, Mercedes-AMG është duke planifikuar edhe modele tjera të reja. Njëri...

Edhe pse kohëve të fundit shumicën e vëmendjes ka tërhequr lajmi për hiper-veturën e ardhshme hibride të saj, R50, Mercedes-AMG është duke planifikuar edhe modele tjera të reja.

Njëri nga këto modele do të jetë tërësisht elektrik, transmeton Koha.net. Këtë e ka konfirmuar kreu i AMG-së, Tobias Moers.

Megjithatë, Moers nuk ka treguar saktësisht se kur do të shfaqet ky model, por ka theksuar se kjo do të ndodhë herët apo vonë, përndryshe AMG do të zhduket si brend. Po ashtu, thuhet se model i tillë momentalisht nuk është në plan të AMG-së për vitin 2020.

Ky model, në të vërtetë, do të jetë pasardhësi i modelit të dikurshëm SLS Electric Drive (në foto), i cili ende vazhdon të jetë modeli serik elektrik më i shpejtë në pistën e njohur Nurburgring. Këtë pistë, ai e ka kaluar për 7 minuta e 56,234 sekonda.

SLS Electric Drive posedon katër motorë elektrikë me kapacitet, në total, prej 551 kW ose 740 kuajfuqi.

Temat
Teknologji

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com