Mashtrimet me kartat e kreditit – vjen risia teknologjike për të zgjidhur problemin

Një kartë krediti me një ekran dixhital që gjeneron rastësisht një kod të sigurisë është duke u lançuar si një mënyrë për luftimin e mashtrimit.

Oberthur Technologies është aktualisht në diskutime me bankat në Mbretërinë e Bashkuar për të publikuar teknologjinë dhe do të sjellë kartat “në duart” e konsumatorëve në Francë deri në fund të vitit.

Mashtrimet me kartat e kreditit iu kushton bankave miliona paund çdo vit. Një ekspert tha se iu ka kaluar afati një numri kartash krediti e dizanjeve të tyre. “Është e habitshme që ka marrë kaq shumë kohë që të paraqitet kjo risi”, Prof Alan Woodward, një ekspert kibernetike nga Universiteti Surrey, i tha BBC.

Karta siguron një shtresë shtesë të sigurisë duke zëvendësuar atë statike me kodin e sigurisë tre-shifror të printuar në anën e pasme të kartës me një ekran mini që tregon një kod të rastësishëm që ndryshon automatikisht çdo orë.

Ajo fuqizohet nga një bateri litium i hollë projektuar që të zgjasë për tre vjet.

“Ajo mund të jetë i kushtueshëm për operatorët me kartë pasi disa infrastruktura shtesë do të jetë e nevojshme për të siguruar kartat tona që të qëndrojnë të sinkronizuara me operatorin, por kjo ndodh tashmë për shumë banka”.

Temat
Teknologji

Të afërta