Lëshohet FIFA Mobile (Video)

Loja FIFA për smartphone që tani e tutje do të quhet “FIFA Mobile”.

Loja e shumëpritur është tani e disponueshme për iPhone dhe iPad, Android dhe Windows Phone.

Me FIFA Mobile mund të krijoni dhe menaxhoni skuadrën tuaj, të sfidoni lojtarët e tjerë dhe të përditësoni vazhdimisht materialet në dispozicion.

Loja është projektuar krejtësisht dhe është zhvilluar enkas për mobile, dhe ofron një grafikë shumë më të mirë se edicionet e kaluara.

Në këtë version janë të disponueshëm plot 30 kampionate, 650 skuadra reale dhe 17.000 lojtarë me liçencë: duhet të zgjedhni skuadrën tuaj të preferuar dhe ta zhvilloni me mënyrën tuaj për të blerë lojtarë të rinj dhe për të rritur shpirtin e skuadrës.

Duhet të t’i jepni një lojë skuadrës, të ndryshoni formacionin në çdo moment dhe të zgjedhni taktikat më të mira përpara çdo ndeshje.

Do të qëndroni të lidhur pas lojës 365 ditë në vit, falë përditësimeve të vazhdueshme të bazuar tek lajmet dhe ndeshjet në botën reale, dhe mund të merrni pjesë në disa evente live që ndryshojnë çdo ditë, për të fituar çmime, paketa dhe lojtarë, transmeton iphonealbania.

FIFA Mobile është e disponueshme falas në App Store, Google Play dhe Microsoft Store.

Temat
Teknologji

Të afërta