Largoni erën e keqe në kuzhinë me limon e kripë

Limoni ka përfitime të panumërta shëndetësore dhe jo vetëm. Shija dhe aroma specifike i japin një shije ushqimit dhe pijeve.

Po ashtu, limoni përmirëson shëndetin e zemrës, ndihmon përmirësimin e lëkurës ashtu si edhe eliminon bakteriet dhe infeksionit.

Megjithatë, limoni ka edhe një aftësi dhe një trik që jo të gjithë e dinë…limoni mund të eleminojë aromën e keqe në kuzhinën tuaj.

Instruksione si të realizoni këtë “trik”:

Ndajeni limonin në katër pjesë, por mos e ndani atë krejtësisht. Vendosni pak kripë në pjesët e ndara dhe vendoseni limonin në kuzhinë. Limoni i vendosur kështu eleminon aromën e keqe dhe sjell aromë të mirë në kuzhinën tuaj. Gjithashtu eleminon bakteriet që mund të jenë prezente.

Ju po ashtu mund të krijoni një dezinfektues të fortë duke kombinuar lëngun e tre limonëve, sapunin e lëngshëm dhe pak kripë në një shishe me ujë. Kjo do të dezinfektojë gjithë hapësirën ku ju e vendosni atë.

Temat
Shëndet

Të afërta