LAJME / KOSOVË Jovanoviq i quan destabilizuese deklaratat e Nikoliqit për Kosovën

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq të cilën e ka bërë në Rusi në kundërshtim të vendimit të “Trepçës”, ka shtyrë liderët e partive opozitare në Serbi të reagojnë, duke thënë se deklarata e tij kërcënuese ndaj Kosovës, është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme.

Kryetari i Partisë Demokratike Liberale (LDP) në Serbi, Çedomir Javonoviq ka thënë se deklarata e presidentit serb, Tomislav Nikoliq mund të përfundojë keq, pasi sipas Nikoliq, Serbia është e gatshme t’i përgjigjet Kosovës në çfarëdo mënyre, shkruan Blic.rs, transmeton Express.

Krejt kjo situatë e krijuar në Serbi dhe gjithë këtë “pluhur” që po e bëjnë liderët serb, e ka shkaktuar vendimi i marrë nga Kuvendi i Kosovës për “Trepçën”.

“Deklarata e Tomislav Nikoliq është e papërgjegjshme dhe dëshmon se ai sjell jostabilitet në jetën politike të Serbisë”, ka thënë Jovanoviq.

Ai ka thënë se interesi më i madh i Serbisë është paqja, e jo nxitja e dhunës.

“Këto tema krijojnë konflikte dhe keqkuptime, mirëpo Nikolic vetëm sa po e ndihmon destabilizimin me këto deklarata të ulëta”, ka thënë kreu i LDP-së.

Temat
LajmeVend

Të afërta