Kryediplomati rus flet fjalë “të ndyta” gjatë intervistës, e befason gazetaren e famshme (Video)

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është tallur me fushatën zgjedhore presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë një interviste për CNN.

I pyetur nga gazetarja e famshme, Christiane Amanpour, lidhur me komentet e pahijshme për femrat nga kandidati republikan për president, Donald Trump, Lavrov ka thënë se se “ka aq shumë p***a në fushatat presidenciale të të dyja taborëve, sa që preferoj të mos komentoj”.

Paraprakisht ai kërkoi të falur për atë që do të thoshte. Gazetarja e CNN shpërtheu në të qeshura pas batutës së kryediplomatit rus.

Temat
LajmeRajon

Të afërta