Këto përfitime jua sjell konsumimi i portokallit

Portokallet janë të pasura me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi e fosfor.

Lëngu i tij, i konsumuar me ose pa sheqer, është freskues.

Nga lëkura e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave apo ilaçeve.

Lëngu i portokallit përdoret në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës e enëve të gjakut.

Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret që në muajin e tretë pas lindjes.

Portokallet luftojnë edhe aneminë.

Lëngu i fituar nga zierja e lëkurave të portokallit përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.

Temat
Shëndet

Të afërta