Ivanovic: Unë i kam ndihmuar shqiptarët, nuk i kam vrarë

I dënuari për nëntë vjet burg për pjesëmarrje në krime ndaj shqiptarëve në vitin 1999, Oliver Ivanoviq përmes një ankese drejtuar Gjykatës së Apelit në Prishtinë, ka thënë se nuk ka të bëjë me ato për çka edhe akuzohet, duke potencuar se ai i ka ndihmuar shqiptarët, e nuk i ka vrarë.

Ivavoniq në ankesën e tij drejtuar Gjykatës së Apelit në Prishtinë ka thënë se i ka ndihmuar shqiptarët, sidomos inxhinierët e punësuar në fabrikën “Feronikeli”, ku ai ishte vetëpunësuar, transmeton Gazeta Express.

“A mund ta imagjinoni se si një njeri i tillë që i ka ndihmuar shqiptarët të përfundojë, kështu si kam përfunduar unë”, pyet Ivavonic në ankesën e tij.

“Unë jam i edukuar, siç dëshmohet nga Prokuroria. Më përshkruajnë si atlet, biznesmen, qytetar i respektuar i cili flet gjuhën shqipe. Nuk më përshkruajnë si nacionalist. Nuk kam bërë krime të tilla ndaj shqiptarëve”, ka thënë Ivanoviq në ankesën e tij, transmeton Express.

Oliver Ivanovic në janar të këtij viti u dënua me nëntë vjet burg për krime të kryera gjatë viteve 1999-2000, veçanërisht më 14 prill 1999. Bashkë me të u gjykuan edhe Dragolub Delibashiq, Ilija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandra Lazoviq, mirëpo u shpallën të pafajshëm.

Temat
LajmeRajon

Të afërta