“Home” i Daniel Mulloy fiton çmim në Islandë

Ka përfunduar mbrëmë në Reykjavik Festivali Ndërkombëtar i Filmit. Me këtë rast produksioni i përbashkët i Kosovës dhe Britanisë së Madhe ka fituar njërin prej gjashtë çmimeve kryesore të...

Ka përfunduar mbrëmë në Reykjavik Festivali Ndërkombëtar i Filmit. Me këtë rast produksioni i përbashkët i Kosovës dhe Britanisë së Madhe ka fituar njërin prej gjashtë çmimeve kryesore të festivalit

“Home” ka fituar çmimin e filmit më të mirë të shkurtër ndërkombëtar në Festivalin e Filmit në kryeqytetin e Islandës, Reykjavik.

Ky festival me karakter ndërkombëtar u organizua prej 29 Shtator deri mbrëmë, më 09 Tetor kur u mbajt edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve pěr filmat fitues.

Në vijim janë çmimet.

THE GOLDEN PUFFIN – “Godless” nga Ralitza Petrova

ENVIRONMENTAL AWARD – The Islands and the Whales nga Mike Day

BEST INTERNATIONAL SHORT – Home nga Daniel Mulloy

BEST ICELANDIC SHORT – CUBS nga Nanna Kristín Magnúsdóttir

GODLEN EGG – The Duke nga Max Barbakow

AUDIENCE AWARDS – Mr. Gaga nga Tomer Heymann

Filmi “Home” me skenar dhe regji të Daniel Mulloy, trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes.

Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. Ai është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore. Në këtë film luajnë edhe aktorët Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj./

Temat
Art

Të afërta

  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....
  • VIDEO/ Publikohet trajlleri i filmit ‘Half Magic’

    Krijuesit e filmit “Half Magic” debutuan trajllerin e këtij projekti. Ky film që ka të bëjë me luftën kundër seksizmit dhe burrave të këqij, dëshmon se duhet të shikohet...