Gashi: Situata në Kosovë e rrezikshme, kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare (Video)

Profesori universitar për çështje të sigurisë, Bejtush Gashi, vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë nuk është e favorshme për shkak të zhvillimeve të fundit.

Në një intervistë për emisionin Fakt Plus në Tribuna Channel, Gashi ka thënë se gjendja shumë lehtë mund të dalë jashtë kontrollit, nëse nuk kemi ndërhyrje më të fuqishme ndërkombëtare për të krijuar një ambient me të favorshëm ku mospajtimet dhe kontestet do të zgjidheshin përmes dialogut.

Arrestimi i Nehat Thaçit, dalja e Listws Serbe nga institucionet dhe gjendja e rënde sociale janë, sipas tij, faktorët qe mund ta destabilizojnë gjendjen.

“Duke u mbështetur ne analiza dhe raporte pika më e nxehtë është çështja sociale, dhe shkalla e lartë e papunësisë. Ajo shkallë e lartë e papunësisë mund të shpërthej si bombë në dorë, e cila mund të eksplodojë çdo moment dhe këtë e kemi parë kur është nënshkruar koalicioni qeveritar mes PDK dhe LDK ku shumë qytetarë dolën jashtë vendit”, ka thënë ndër të tjera Gashi.

Gashi ka thënë se lëvizja e zyrtarëve shtetëror duhet të jetë e kujdesshme. E posaçërisht në ato vende me të cilat Kosova nuk ka raporte të mira politike dhe diplomatike.

E sa i përket seancës se jashtëzakonshme ku është diskutuar për Nehat Thaçi, ai ka thënë se debati nuk ka prodhuar rezultat dhe kjo më së miri argumentohet me mos dhënien e meditieve për zyrtarët e lartë shtetëror.

Duke folur për funksionalizimin e Gjykatës Speciale, eksperti i sigurisë ka thënë se, nëse i referohemi pajtueshmërisë politike dhe aprovimit të themelimit të Gjykatës ai nuk pret trazira dhe reagime.

Temat
LajmeVend

Të afërta