Ford Mustang i ri arrin në 2018-ën

Ai është zbuluar në fund të vitit 2013, si gjenerata e gjashtë e Ford Mustang, ndërsa tani është koha që të “freskohet”.

Përveç ndryshimeve standarde të eksterierit, ku përfshihen maska e përparme e re, dritat e reja në të dy skajet e veturës, si dhe mbrojtësit e modifikuar, priten ndryshime edhe në interier, transmeton Koha.net. Është një çështje e rëndësishme që Mustang i ri do ta ndajë me modelin e Chevroletit, Camaro: marshi automatik me dhjetë shpejtësi.

Ford Mustang i ri pritet të arrijë gjatë vitit 2018 dhe pritet të vijë me motor 2.3-litër EcoBoost, si dhe me motor 5.0-litër V8, ndërsa në tregun amerikan do të ofrohet me motor 3.7-litër V6. Po ashtu Ford Mustang i ri pritet të ofrohet, si opsion për zgjedhje, edhe me motor V8.

Burimet nga fabrika në Michigan thonë se Mustangu i ri do të ofrohet njëherë vetëm në Amerikë, por ende nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion edhe për konsumatorët nga Europa.

Gjithashtu, pritet që Fordi ta prezantoj Mustangun e ri ose muajin e ardhshëm në panairin e veturave në Los Anxhelos ose në janar të vitit të ardhshëm në panairin e veturave në Detroit.

Temat
Teknologji

Të afërta