A e dini se kur nis të rrahë zemra e bebes?

Të rrahurat e para të zemrës së një bebe fillojnë 16 ditë pas ngjizjes, thuhet në një studim më të ri.
Deri më tani dihej se rrahjet e zemrës te foshnja fillojnë 21 ditë pas shtatzënisë, por ekipi i British Heart Foundation në Universitetin e Oxfordit ka zbuluar se rrahjet fillojnë më herët.

“Ne jemi duke u përpjekur që të kuptojmë më mirë se si zhvillohet zemra dhe çfarë shkakton defektet e saj të cilat krijohen në mitër para lindjes dhe të hulumtojmë riparimin e zemrës”, ka thënë profesori Paul Riley, i cili kryeson grupin e hulumtuesve nga Universiteti i Oxfordit.

“Duke zbuluar se si fillojnë të rrahurat e zemrës dhe si mund të ndikojnë problemet në zhvillimin e zemrës, ne jemi një hap afër parandalimit të sëmundjeve të saj gjatë shtatzënisë”, ka shtuar ai.

Temat
Shëndet

Të afërta