Dogana kap mbi 1000 litra vajra motorike të kontrabanduara

Sot, në rajonin e Prishtinës, Dogana ka ndaluar një furgon transportues në të cilin janë gjetur rreth 1116.5 litra vajra motorike. Për këto mallra transportuesi nuk ka pasur asnjë dokument, prandaj ky mall i është nënshtruar konfiskimit.

Komunikata e plotë:

Prishtinë 12 tetor 2016 – Dogana e Kosovës ka arritur të parandalojë kontrabandimin e 1000 litra vaj të cilat janë gjetur gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës.

Në autostradë e cila gjendet në zonën industriale Lipjan-Prishtine njësit e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues të markës Daimler Chrysler 308 D, ngjyrë e kaltër me targa të Kosovës.

Gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: Vaj Motorik, Vaj Transmisionit dhe vaj I frenave në sasi totale prej 1116.5 litra. Derisa për mallrat transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si I tillë I është nënshtruar konfiskimit.

Rasti është dërguar te sektorit për kundërvajtje, derisa automjeti dhe mallrat janë konfiskuar.

vajrat-2_1476278758-310202

vajrat-3_1476278755-7247374

vajrat-1_1476278753-6227389

Temat
LajmeVend

Të afërta