Dhunohet këngëtarja në prishtinë (Foto) (Video)

Këngëtarja serbe Dunja Ilic ka publikuar një video në faqen e saj në ‘Instagram’, ku duket me shenja dhunë në fytyrë.

Këngëtarja pretendon se është rrahur sërish nga disa persona në Prishtinë.

Në muajin qershor, Dunja Ilic u dhunua në apartamentin e saj në Prishtinë dhe publikoi foto në “Facebook” ku dukej e gjakosur në fytyrë dhe trup.

Ajo deklaroi se ishte dhunuar nga një mashkull, vetëm sepse do Serbinë.

“Bravo të qoftë për këtë burrë.

Vetëm pse e dua Serbinë! Sido që të jetë, nuk më frikësojnë rrahjet tuaja.

Por le ta shohin këtë të gjithë. Zi në të bardhë”,- deklaroi ajo.

Këngëtarja, përmes postimeve në rrjete sociale, ka thënë se jeton në Prishtinë dhe se është e kënaqur me jetën e saj atje. Por pas ngjarjeve të fundit duket se Dunja Ilic ka ndryshuar mendim.

Temat
Showbiz

Të afërta