Brukseli e ndëshkon Serbinë, për mos arritjen e marrëveshjeve me Kosovën

Me gjithë paralajmërimet që raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian për shtetet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të publikohen deri në fund të tetorit, një gjë e tillë sipas të gjitha gjasave do të ndodhë më 9 nëntor, pohojnë jozyrtarisht për të përditshmen beogradase “Danas” përfaqësues diplomatikë në Bruksel.

Burimet e Danas gjithashtu thonë se është “pothuajse e sigurt” se kapituj të ri në bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE nuk do të hapen deri në fund të tetorit, ndërkaq si afat i ri për ndërmarrjen e këtyre hapave përmendet muaji dhjetor, por me kusht që Serbia deri në atë kohë të arrijë pajtim me Kosovën për zbatimin e marrëveshjeve për telekomunikacionin dhe energjinë elektrike, transmeton lajmi.net.

“Serbia nuk do të tolerohet, pritjet e Brukselit janë shumë të qarta, që nënkupton se konferenca e ardhshme ndërqeveritare në të cilën do të hapeshin kaptinat e reja sipas të gjitha gjasave nuk do të thirret gjatë këtij muaji”, theksojnë diplomatët në Bruksel.

Temat
LajmeVend

Të afërta