Bleona Qerreti i “bie trup”: Dua një miliarder 40 vjeç, të jetë beqar (Foto)

Këngëtarja Bleona Qereti, që tanimë të gjithë e njohim jo vetëm për këngët apo karrierën e saj muzikore por edhe për temperamentin e saj ekspresiv, ka dhënë një intervistë për portalin “mangobunch.com”.

Në këtë intervistë zbavitëse dhe që është përqendruar më tepër tek jeta personale e Bleonës, pyetjes se cilat janë kriteret për mashkullin që ajo do të ketë në krahë, këngëtarja i është përgjigjur:

“Dua një miliarder 40 vjeç, të mos jetë i martuar dhe të mos ketë dashnore!

Ajo që do të fitojë ai nga kjo është që nuk do të mërzitet kurrë duke ndenjur pranë meje…” – ka përfunduar ajo.

Ndërkohë përsa i përket çmendurive që ka bërë Bleona ka treguar se ka udhëtuar për në Shqipëri vetëm për një darkë dhe është kthyer prapë në SHBA pasi ka përfunduar darkën.

Këtë intervistë, Bleona e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram në të cilën ka cituar përgjigjen që ka dhënë se çfarë mendon ajo për dashurinë:

“Dashuria për mua është të zvarritem në tokë dhe të më pikojë zemra gjak nga dashuria e madhe që ndjej!

Temat
Showbiz

Të afërta