Beogradi i informon përfaqësuesit e OKB-së për Trepçën

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq e ka takuar sot shefen e Zyrës së OKB-së në Beograd, Simon-Mirel Mikulecky.

Gjatë këtij takimi, Gjuriq e ka informuar të dërguaren e Kombeve të Bashkuara në Serbi për siç e quajti “sulmin e paligjshëm të Prishtinës ndaj kombinatit “Trepça” si dhe hapat që Serbia do të ndërmarrë për ta informuar këtë organizatë rreth kësaj çështjeje.

“Shefi i zyrës serbe për Kosovën gjithashtu e ka informuar zyrtaren e KB-së për qëndrimin e Qeverisë së Serbisë lidhur me përpjekjet e njëanshme të Prishtinës për të konfiskimin e Trepçës dhe njoftoi ofansivë diplomatike të Beogradit përmes së cilës do të njoftohen qarqet politike ndërkombëtare për këtë dhunë ligjore”, thuhet mes tjerash në një kumtesë për media të zyrës së Gjuriqit, transmeton Klan Kosova.

Temat
LajmeVend

Të afërta