Apple: iOS 10 tani në 54 për qind të pajisjeve

Apple tani ka publikuar matjet e tyre zyrtare për adoptimin e sistemit të ri operativ iOS 10, i cili sipas tyre është duke u përdorur në 54 për qind të pajisjeve, transmeton koha.net.

Kjo do të thotë se shumica e pajisjeve me iOS janë duke e përdorur sistemin e ri operativ të tyre.

Sipas të dhënave të Apple, 54 për qind të përdoruesve janë duke përdorur iOS 10, 38 për qind mbesin në iOS 9 dhe vetëm 8 për qind janë duke përdorur versione më të vjetra të sistemeve operative, transmeton koha.net.

apple-1_1476230412-907888

Sa për krahasim, sistemi operativ më i ri i Google, Android 7.0 “Nougat”, i cili u lansua disa javë para iOS 10, është instaluar në vetëm 0.1 për qind të pajisjeve me Android dhe versionet më të vjetra ende përdoren shumë më shumë se i riu.

apple-2_1476230421-481161

Temat
Teknologji

Të afërta