Zbulohet arsyeja pse Princeshë Elia nuk u shoqërua nga i ati në altar (Foto)

Ndërsa dasma e tyre mori një vëmendje të madhe nga media dhe publiku, diçka që ra në sy gjatë ceremonisë së martesës së Elia Zaharisë dhe Leka Zogut ishte fakti se i ati nuk e shoqëroi të bijën për në altar, siç ndodh zakonisht në të gjitha dasmat e siç e do zakoni.

Mirëpo, çdo gjë e ka një arsye dhe asnjë gjë nuk ishte rastësore në këtë ceremoni. Duke qenë se ceremonia nuk ishte fetare, shoqërimi i Elias nga i ati, Gjergj Zaharia, nuk kishte asnjë kuptim.

Të pranishëm në celebrim ishin përfaqësuesit më të lartë të feve në Shqipëri, çka tregoi edhe një herë për harmoninë fetare.

Gjithashtu, Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë kanë hyrë të dy në sallën ku u zhvillua celebrimi dhe kanë shkuar të dy bashkë para zyrtarit që lexoi formulën e martesës, për këto dy arsye, edhe Princ Leka II dhe Elia Zaharia ecën të dy drejt tavolinës para së cilës i priti kreu i bashkisë së Tiranës, i cili i celebroi.

Elia Zaharia, e veshur nuse, u shoqërua nga Princ Leka II, i cili qëndroi në krah të majtë të saj, siç ka qëndruar Geraldina para 87 vitesh gjatë martesës me Mbretin Zogu I, para 200 të ftuarve.

ee

Temat
Showbiz

Të afërta