Vucic për Trepçën: Dikush po i lejon shqiptarët ta bëjnë këtë, nuk janë të vetëm

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic pasi mori një sërë reagimesh pasi qeveria serbe vendosi që çështjen e Trepçës të mos e dërgojë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, ai u...

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic pasi mori një sërë reagimesh pasi qeveria serbe vendosi që çështjen e Trepçës të mos e dërgojë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, ai u ballafaqua me reagime të shumta nga partitë opozitare serbe

Kryeministri serb ka thënë se çështja e Trepçës ka të bëjë me një standard të dyfishtë dhe se, sipas tij, nuk mendon se shqiptarët e kanë bërë të gjithë këtë të vetëm, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nga gazetarët se pse askush nga BE’ja nuk po reagon lidhur me vendimin e Kuvendit të Kosovës për Trepçën, ai tha se Serbia është partner i vogël.

“Dyshoj se do të reagojnë, e as nuk pres që të reagojnë. BE’ja reagon vetëm për ndonjë gazetar të ndonjë media që financohet nga BE’ja, Rokfeller ose Rotshild…, mirëpo jo për Trepçën”, ka thënë Vucic.

Për gjithë këtë, Vucic ka thënë se nuk mund ta shkatërroj Serbinë edhe pse këto, sipas tij, janë standarde të dyfishta.

“Dikush po i lejon shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë. Ata mendojnë se unë jam budalla, mirëpo gabojnë”, ka thënë Vucic, transmeton Express.

Sot në mëngjes, Vucic ka bërë me dije se Serbia nuk do të kërkoi mbledhje të Këshillit të Sigurimit në OKB, në të cilën u kërkua të diskutohet çështja e Trepçës, kërkesë kjo e Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq

Temat
LajmeVend

Të afërta