Videoja që ka përlotur botën: Vogëlushja siriane e mbuluar në gjak dhe pluhur, kërkon babanë pas sulmeve ajrore (Foto/Video, +16)

Një video tjetër e luftës në Siri, shfaq më së miri realitetin që po mbizotëron në këtë zone lufte, ku qytetarët po detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre nga sulmet ajrore që po ndodhin nga forcat e regjimit të presidentit Bash al-Assad.

Në pamjet e postuara në internet, shfaqet një vajzë e vogël siriane e cila përveç se është lënduar gjatë bombardimeve, qanë duke kërkuar babanë e saj, transmeton Telegrafi.

E mbuluar në gjak dhe pluhur dhe me disa prerje në fytyrë, vogëlushja e quajtur Aya vazhdimisht kërkon babanë e saj derisa mjekët i shërojnë plagët.

Në kohën kur mjekët i pastronin gjakun dhe plagët tjera në trup, vogëlushja nga qyteti Tabliseh, bërtet “babi” duke përlotur kështu gjithë stafin mjekësor që ishin të hutuar.

Sipas Talbiseh Neës, qyteti është goditur së fundmi nga sulmet ajrore, ku mbetën të vrarë dy civilë dhe shumë të tjerë të plagosur duke përfshirë fëmijët.

Sipas këtij agjencie të lajmeve, Aya më vonë është ribashkuar me babanë e saj, ndërsa vendlindja e saj Talbiseh që numëron 84 mijë banorë ka mbetur pothuajse i shkatërruar tërësisht.

1-168

2-89

3-62

4-51

5-36

Temat
BotëLajme

Të afërta