Rusia dhe Turqia vazhdojnë t’i rregullojnë marrëdhëniet

Rusia e ka zbutur kufizimet ndaj importit të frutave turke, që është një tregues tjetër se marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve janë duke u përmirësuar dukshëm.
Rusia vendosi ndalesa ndaj çfarëdo prodhimi bujqësor turk vitin e kaluar, pasi që Turqia ia rrëzoi Rusisë një avion ushtarak në kufi me Sirinë, transmeton Express.

E një dokument i publikuar sot në uebsajtin e Qeverisë ruse, thotë se kufizimet janë hequr për pjeshka, për lloje të ndryshme të frutave të agrume dhe për kajsitë, të cilat përbëjnë shumicën e eksporteve turke të frutave në Rusi.

Megjithatë, disa prodhime të tjera të frutave mbesin të ndaluara.

Zëdhënësi i rregullatorit rus të agrikulturës ka thënë se kufizimet ndaj perimeve mund shumë shpejt të hiqen./

Temat
BotëLajme

Të afërta