Mustafa: Ligji për Trepçën është i pakthyeshëm

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa në Info Magazine të Klan Kosovës se Ligji për Trepcën është i pakthyeshëm, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve serbë.
Ai ka thënë se Serbia duhet të merret me efektet e ligjeve brenda territorit të saj, jo për efektet ligjore në territorin e Kosovës.

“Është bërë shumë zhurmë për këtë rast. Por kjo zhurmë ka paralizuar edhe zgjedhjet që kemi bërë për Trepcën. Nëse e lexoj krejt cka kanë thënë ata, thuhet se anulohen të gjitha efektet ligjore. Serbët mund të kujdesen për efektet ligjore në territorin e Serbisë jo në territorin e Kosovës. Deklratat e tyre janë Millosheviqiane, asgjë më tepër. Pala serbe është raciste, ata nuk ngurron të jap deklarata të tilla. Zgjidhja e ‘’Trepcës’’ nuk është bërë për shqiptarët por për të gjithë qytetarët. Deklaratat e tilla kujtojnë kohën kur Millosheviqi tentoi të pushoi të gjitha institucionet e Kosovës por ju e dini cfarë ka sjell ajo. Mendoj që kjo duhet të evitohet, ky lloj i propagandës serbe duhet të evitohet”.

Mustafa ka deklaruar se deklaratat e këtij lloji bëhen për të shqetësuar opinionin e vendit. Sipas tij me Serbinë tashmë mund të bisedohet vetëm për borxhet që ajo ia ka Ksoovës, por kurrsesi për veprimet brenda vendit.

“Pala serbe i bën këto deklarata për të shqetësuar opinionin kosovar. Kuvendi i Kosovës, ka sjellur një ligj dhe ai ligj është i panegociueshëm. Ligji është i pakthyeshëm. Ne me Serbinë në Bruksel mund të diskutojmë për disa llogari të spastruara ekonomike, ato kanë të bëjnë me borxhe që ka pala serbe Kosovës, ka të bëjë me pensionet dhe të gjitha dëmet që i ka sjellë Serbia, Kosovës. Gjithë kjo faturë e rëndë i është përgatitur dhe dorëzuar Serbisë në Vjenë. Do të vjen dita kur ata do të paguajnë këto dëme në sektorin privat. Këto fatura janë shtruar në Vjenë, e besoj që edhe në Bruksel do të shtrohen. Lista Serbe është e lidhur me Qeverinë e Serbisë. Unë kam diskutuar edhe me disa anëtar të komisionit. Por kësaj do t’i vjen fundi kur të kuptohet se Kosova është një shtet që është i mbrojtjes dhe se pakicat serbe do të përfitojnë”.

Temat
LajmeVend

Të afërta