Kurti: Thaqi, viktimë e besimit të tij në Qeverinë e Kosovës

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti duke folur në seancën e jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e drejtorit të Policisë Nehat Thaqi tha se ky debat mund të jetë i vonuar dhe sigurisht që është i vonuar.

“Debati që po ndodh sot në Kuvend është mungesë e veprimeve të Qeverisë së Kosovës”, tha Kurti.Sipas tij nëse bisedimet nuk janë sipas kushteve të Kosovës atëherë ato janë sipas kushteve të Serbisë dhe kushtet në Bruksel kanë qenë ato të Serbisë.

“Dhe teksa nuk ka ndodh as normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, krerët e Kosovës flasin për etapën dhe fazën në vijim. Ata e quajnë pajtim. Ne me Serbinë nuk pajtohemi”, tha Kurti se Nehat Thaqi ka besuar në deklaratat e Qeverisë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe siç tha Kurti: “Ai është viktimë e besimit të tij në Qeverinë e Kosovës e posaçërisht në Edita Tahirin”.

Temat
LajmeVend

Të afërta