Kadrijaj: Qeveria të paguajë avokatin e Thaqit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për Nehat Thaqin, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës t’ia paguajë shpenzimet e avokatit Thaqit, shkruan Gazeta Express.

Kuvendi i Kosovës po mban një seancë për të miratuar një deklaratë që do i drejtohet Serbisë që të lirojë Drejtorin e Policisë së Mitrovicës.

“Meqenëse arrestimi u krye dhe tashmë procesi është administrativ, atëherë të paktën Qeveria të marrë vendim t’i ofrojë ndihmë juridike Nehat Thaqit”, tha Kadrijaj në fjalën e saj.

timeeee_1476202819-621584

Temat
LajmeVend

Të afërta