Ish lojtari i Kombëtares: Shqipëria mori këtë kosovar vetëm për t’ia djegur Kosovës (Foto)

“Shqipëria mori Latifin vetëm për t’ia djegur Kosovës”, kështu mendon Salvador Kaçaj Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, që numëron 18 ndeshje dhe një gol, Salvador Kaçaj, ka lëshuar një...

“Shqipëria mori Latifin vetëm për t’ia djegur Kosovës”, kështu mendon Salvador Kaçaj

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, që numëron 18 ndeshje dhe një gol, Salvador Kaçaj, ka lëshuar një mori akuzash ndaj presidentit të FSHF’së, Armand Duka dhe trajnerit të Kombëtares, Gianni De Biasi, gjatë emisionit “Fair Play” në “News 24”.

Kaçja tha se Duka dhe De Biasi duhet të largohen nga Kombëtarja, teksa mendon se Shqipëria ia mori Kosovës Liridon Latifin vetëm sa për t’ia djegur.

“Si De Biasi, ashtu edhe Duka e kanë mbyllur ciklin e tyre që me Evropianin. Duhet ta mbyllin dhe të ikin në shtëpi”, tha ai.

“Pse u mor Latifi?! Vetëm për t’ia djegur Kosovës”, theksoi mes tjerash ish lojtari i Kombëtares.

Football Soccer - Euro 2016 - Albania Training - Plaine de jeux de Gerland, Lyon, France - 18/6/16 - Albania's coach Gianni De Biasi.  REUTERS/Jason Cairnduff

latifi_1476189969-2114840

Temat
SportVend

Të afërta