Irma Libohova kundër kolegëve për dialektin kosovar në këngë por pendohet (Foto)

Ajo është një nga ata këngëtarë, shkëlqimin e të cilit nuk e zbehin aspak vitet.

Irma Libohova që prej kohësh duket se i është kushtuar vetëm muzikës popullore, ka kritikuar së fundmi kolegët e saj për gjuhën e këngës.

Kjo pasi vitet e fundit, është bërë modë që të gjitha tekstet e ëngëve të jenë në dialekt “gegnisht”, ndoshta sepse iu ngjan më trendi dhe më i shkujdesur.

Shumë mendojnë se kjo përshtatje e tekstit në dialektin verior tingëllon më bukur për veshin, është më e thjeshtë për t’u kompozuar me muzikën dhe mbi të gjitha është trend.

Por, Irma Libohova thotë krejt të kundërtën. Ajo ka vënë një poster në Instagram ku ka edhe një kërkesë.

“Këngëtarë të Shqipërisë, këndoni shqip. Lërjani Kosovës dialektin e saj, bëhuni origjinal, gegnishtja nuk ju shkon, jeni qesharak!” – thotë këngëtarja e njohur, pa treguar se kujt në mënyrë të veçantë i drejtohet.

Në postim, duket që Irma nuk ka asgjë kundra këngëve dhe këngëtarëve të Kosovës, ajo thjesht nuk pëlqen mënyrën se si disa këngëtarë shqiptarë përpiqen të imitojnë. Mirëpo duket se Irma ditën e sotme ka ndërruar mendim pasi ka fshirë edhe foton e publikuar.

Temat
Showbiz

Të afërta