Me investimet e MBPZHR’së sivjet 3000 vende të reja pune në bujqësi

Ministria e Bujqësisë, në programin për bujqësinë dhe zhvillimin rural të vitit 2016, përveç se ka rrite buxhetin për 3 milionë euro ma shumë se vitin e kaluar , e ka zgjeruar edhe mbështetjen për shumë sektorë të bujqësisë, si dhe ka krijuar disa ndryshime në program duke lehtësuar në shumë vende disa kritere për aplikim për fermerët.

Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thonë se tashmë për fermerët përfitues të subvencioneve kanë nisur të shpërndahen mjetet financiare, ndërkaq kanë thënë se po vazhdon implementimi i projekteve të granteve.

Shkelzen Dragaj, këshilltar i Ministrit Memli Krasniqi tha se këtë vit do të rritet numri i përfituesve të granteve, dhe kështu edhe numri I të punësuarve në ferma dhe agrobizneseve.

“Përmes këtyre programeve, për të cilat sivjet janë planifikuar 46 milionë euro, synojmë të mbështesin mbi 400 ferma dhe agrobiznese, si dhe hapjen e rreth 3 mijë vendeve të reja të punës, duke ndikuar kështu në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit në mbarë vendin. Vitin e kaluar janë mbështetur afër 400 ferma ndërkaq numri i të punësuarve me orar të plotë ka qenë rreth 2500”, ka deklaruar Dragaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta