Haxhiu e Hoxha japin dorëheqje nga FFK

Bekim Haxhiu dhe Murat Hoxha kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre në Federatën e Futbollit të Kosovës

Nënkryetari i FFK’së, Bekim Haxhiu dhe Anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Murat Hoxha edhe zyrtarisht gjatë një konference për media kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre në FFK.

Të dy këta janë larguar për shkak të posteve të tyre politike, ku janë deputet të Parlamentit të Kosovës.

Kjo ka ardhur pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, pasi kështu ishin në kundërshtim me kriteret e FIFA-s, e cila kërkon që njerëzit me poste politike mos të jenë në federata të futbollit.

ho_1476200327-3366059

Temat
LajmeVend

Të afërta