4 shqiptarë në gjyq si pjesë e organizatës ndërkombëtare të trafikut të drogës (VIDEO)

169 vite burg ka kërkuar prokuroria italiane për 17 të pandehur, pjesë e një organizate kriminale (të cilët kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar). Ky grup, mes të cilëve janë edhe 4 shqiptarë, e mori goditjen më të madhe e morën në korrik të vitit 2015, në kuadër të operacionit të koduar “Overing”, ku u arrestuan më shumë se 40 persona.

Për shqiptarin Dritan Pane 38 vjeç, prokurpria ka kërkuar dënimin me 9 vite burgim, si pjesë e organizatës ndërkombëtare të trafikut të drogës që përbëhej me venezuelianë, kolumbianë, shqiptarë dhe italianë.

Gjatë hetimeve, autoritet italiane, në bashkëpunim me ato kolumbiane dhe spanjolle kanë sekuestruar më shumë se 600 kg kokainë. Rafineria e drogës u zbulua në Spilinga, Vibo Valentia, Itali. Pjesa më e madhe e kokainës ishte përpunuar në Vibo Valentia, të paktën deri në vitin 2007. Rafineria ishte ngritur në ndërtesë në pronësi të një 61-vjeçari vendas, Domenico Cino. Edhe ky i fundit ka zgjedhur gjykimin e shkurtuar. Prokuroria ka kërkuar për 31-vjeçarin 14-vite burgim.

Ndërsa, 17 të pandehur të tjerë do të gjykohen me procedurat e zakonshme nga gjykata në Vibo Valentia. Mes tyre janë edhe 3 shqiptarë: 38-vjeçari shqiptar Riza Baco, Aldo Gorgaj, po 38-vjeç, dhe Elton Zotaj, 36-vjeç

Më herët, prokuroria italiane ka bërë me dije se, grupi i shqiptarëve ishte një nga pikat marrëse të sasisë së drogës së administruar nga kjo organizatë, e cila më pas shtrinte degët në shumicën e territorit të Kalabrisë, në disa zona të Italisë dhe përtej kufirit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta