Qeveria: “Trepça” nuk do të diskutohet në Bruksel

Vendimi i Kuvendit të Kosovës për “Trepçën” ka nxitur reagime të mëdha kundërshtuese në Serbi.

Zyrtarë nga Beogradi kanë paralajmëruar thirrjen e një seance urgjente në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe negociata në Bruksel për “Trepçën”, shkruan sot Koha Ditore.

Ka reaguar edhe menaxhmenti i “Trepçës” në anën veriore, si dhe përfaqësues të komunave serbe, që e kanë shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit.

Ndërkaq deputetët serbë kanë vendosur ta pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin e Kosovës. Të njëjtën masë e kanë paralajmëruar se po e marrin edhe ministrat serbë në qeverinë Mustafa.

Por ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka përjashtuar çfarëdo mundësie që “Trepça” të diskutohet në Bruksel, ashtu siç ka kërkuar pala serbe.

Temat
LajmeVend

Të afërta