Franca kërkon që Anglia ta mbajë premtimin për fëmijët e kampit xhungël

Parisi i kërkoi Londrës të mbajë premtimin e dhënë për të marrë fëmijët emigrantë nga xhungla famëkeqe e Calais (Kalèsë) Lëvizja e Francës e shton presionin pas akuzave të...

Parisi i kërkoi Londrës të mbajë premtimin e dhënë për të marrë fëmijët emigrantë nga xhungla famëkeqe e Calais (Kalèsë)

Lëvizja e Francës e shton presionin pas akuzave të Kryqit të Kuq, se britanikët po e zvarrisin këtë çështje. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka ndërmend t’ia parashtrojë çështjen homologes angleze Amber Rudd, në një takim që do të ketë me të në Londër.

“Në Calais (Kalè) ka me qindra minorenë të izoluar, të afërmit e të cilëve ndodhen në Britani. I kërkoj solemnisht këtij vendi të respektojë detyrimet e tij morale, lidhur me këta të mitur”, tha Bernard Cazeneuve, ministër i Brendshëm në Francë.

Kampi kaotik i qytetit portual francez strehon rreth 10 mijë emigrantë, që i janë larguar konflikteve dhe varfërisë nga Siria, Afganistani e Afrika. Objektivi kryesor i tyre është të mbërrijnë në Britani. Në xhunglën e Calais (Kalèsë) ka gati 1.000 të mitur të pashoqëruar, 178 prej të cilëve i kanë familjarët në Mbretërinë e Bashkuar, diçka që sipas Kruqit të Kuq duhet t’u jap automatikisht të drejtën të kërkojnë azil në këtë vend.

Temat
Botë

Të afërta