Armand Duka ironizon me Përfaqësuesen e Kosovës

Armand Duka ka ironizuar me lojën e aplikuar nga Kosova në humbjen 0:6 nga Kroacia.

Presidenti i FSHF-së, duke mbrojtur lojën mbrojtëse të Shqipërisë ndaj Spanjës, ka thënë se nëse do të provonin të sulmonin mund ta pësonin sikur Kosova.

“Nuk e di nëse do të kishte qenë më mirë të kishim sulmuar. Ndoshta do të kishim provuar. Por, mund të kishim pësuar si Kosova ashtu. Andaj mendoj se kemi pasur qasjen e duhur, patëm Spanjën përpara”, ka deklaruar Duka për Supersport, përcjell Lajmi.net.

Shqipëria u mund 0:2 nga Spanja në ‘Loro Boriçi’, në kuadër të grupit G për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Temat
Sport

Të afërta