Rama inspekton punimet në Librazhd, edhe këtu e ka me Rilindjen Urbane

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga deputeti socialist i kësaj zone Taulant Balla ka inspektuar disa investime të bëra në këtë zonë, si pjesë Rilindjes Urbane.

Pjesë e këtij projekti janë ridimensionimi i sheshit të qytetit, prishja e ndërtimeve pa lejë në qendër, si dhe ndërhyrjet në fasadat e pallateve.

“Ky është një rezultat konkret i punës së mirëmenduar, jo vetëm projekte, por projekte me një strategji të qartë për t’u shtrirë nga qendra drejt periferisë dhe nga çdo periferi drejt njësive administrative. Unë e kam shumë të qartë që këtu ka akoma shumë nevoja, por është e rëndësishme që të gjithë njerëzit duhet të kuptojnë që ky është një proces i pandalshëm dhe shumë i shëndetshëm i zhvillimit urban.”, u shpreh Rama.

Rama u shpreh se falë këtyre ndryshimeve biznesi ka filluar pozitive të aktiviteti të tij.

“Ajo që njerëzit nganjëherë nuk e perceptojnë për shkak të propagandë së kazanit është që kjo lloj qasje sjell rritje të ekonomisë lokale, sepse sjell rritje të dëshirës për të bërë biznes të vogël, sjell rritje të dëshirës për të konsumuar dhe patjetër edhe rritje të vetëpunësimit, ose të punësimit të vogël.”, theksoi Rama.

Temat
LajmeRajon

Të afërta