Policia italiane arreston një shqiptar të rrezikshëm, ja emri

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar të rrezikshëm që ishte në arrati: Indrit Demiri, 38 vjeç nga Durrësi.

Ai ishte shpallur në kërkim që nga 20 marsi i vitit të kaluar nga Gjykata e Apelit të Ankonës.

Demiri duhej të vuante një dënim prej 7 vjetësh e 7 muajsh për vjedhje, grabitje dhe rrëmbim personi.

Agjentët e komisariatit të San Benedeto del Tronto dhe skuadra e ndërhyrjes së shpejtë në Ascoli Piceno e kanë zbuluar dje në një godinë në Villa Roso di Martinsicuro dhe e kanë bllokuar.

I arratisuri që nuk bëri rezistencë, u dërgua në burgun e Marino del Tronto, shkruan Syri.net.

Makina që përdorte nuk ishte regjistruar prej tij dhe një kartë telefonike i përkiste një pakistanezi. Gjatë kontrollit të shtëpisë ku jetonte bashkë me vëllanë, janë gjetur 6 gr kokainë. Të dy janë akuzuar për posedim droge.

kara_1476011470-9315582

Temat
BotëLajme

Të afërta