Fillon Festivali ndërkombëtar i pantomimës dhe teatrit fizik “Panfiz” në Shkup

Me shfaqjen “Legjenda për faunën dhe udhëtimin” të Mai Rohas nga Barcelona, sonte në skenën e vogël të Teatrit Popullor të Maqedonisë në Shkup fillon Festivali i nëntë ndërkombëtar i pantomimës dhe teatrit fizik “Panfiz”.

Gjashtë shfaqje janë në programin e Festivalit që do të mbahet deri më 11 tetor në skenat e vogla të Teatrit Popullor të Maqedonisë dhe në Operën dhe Baletin e Maqedonisë.

Shfaqja e sotme “Legjenda për faunën dhe udhëtimin” përmban pantomimë, teatër fizik, video produksion dhe efekte. Në orën 21:30 do të performojnë të ftuarit nga Vranja me “Botë imagjinare”.

Në Panfiz do të ndahet vetëm një çmim, për shfaqjen më të mirë që është sponsorizuar nga Antonija Cvetanova dhe Rosen Pacov nga Bullgaria, që jetojnë në Francë.

Juria sivjet përbëhet nga primabalerina Tanja Vusiq-Todorovska -kryetare, ndërsa anëtarë janë profesori i dramaturgjisë në akademinë e Novi Sadit, Millan Luziq dhe drejtoresha e Plus teatrit nga Llazarevac i Serbisë, Ivana Nedelkoviq.

panfiz_1476011151-5622909

Temat
ArtLajmeRajon

Të afërta