De Biasi e injoron, Gashi shënon sërish (Video)

Shkëlzen Gashi, i cili nuk u ftua nga Gianni de Biasi, ka shënuar sërish gol

Mungesa në listën e Kombëtares për ndeshjet me Lihtenshtajnin dhe Spanjën duket se ka motivuar Shkëlzen Gashin, i cili është në një formë të shkëlqyer në kampionatin amerikan të futbollit

Sulmuesi kosovar ka shënuar gol në fitoren e Colorado Rapidsit ndaj Houston Dynamoi (2:3). Kjo fitore i ka mundësuar skuadrës së Gashit edhe matematikisht pjesëmarrjen në fazën finale në luftën për titull të kampionatit në MLS.

Temat
BotëSport

Të afërta