Basha i shqetësuar: Rama me para krimi do të blejë votën e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimit me drejtues të Partisë Demokratike në degën 9 në kryeqytet. Duke iu referuar raportit të Guardia di...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimit me drejtues të Partisë Demokratike në degën 9 në kryeqytet.
Duke iu referuar raportit të Guardia di Finanza, e cila në monitorimin që i ka bërë vetëm 17% të territorit konstatoi 5 fishim të sipërfaqes së mbjell me lëndë narkotike.

Basha theksoi se kjo është pasojë e kriminalizimit të pushtetit dhe emërimit në poste kyçe të personave me rekorde kriminale. Lideri i opozitës tha se pa zbatuar ligjin e dekriminalizimit në vend nuk mund të ketë zgjedhje normale, siguri dhe mirëqenie për qytetarët.

“Po të vesh Artur Bushin kryetar të bashkisë së Krujës, çfarë tjetër mund të presësh përveçse mbulimin e Bashkisë së Krujës nga droga dhe ndërtimin e aerodromeve të drogës në Bashkinë e Krujës? Po të kesh Artur Bardhin në Kurbin, Elvis Roshin në Kavajë, Armando Prengen në Laç, Arben Ndokën në Lezhë e kështu me radhë nga jugu në veri, çfarë tjetër mund të presësh? Kur kriminalizon shtetin, kur vendos trafikantët e dënuar në poste kyçe, kur këta të diktojnë përmes bashkëpunëtorit të tyre më të ngushtë, ministrit të brendshëm se kë do vesh shef policie, kë do vesh drejtor policie? Kriminalizimi i shtetit nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri i parapriu kthimit të Shqipërisë në një hambar droge. Kjo do të thotë se pa zbatuar reformën më të rëndësishme në vend ligjin e dekriminalizimit, ne nuk mund të ecim përpara, nuk mund të ketë as zgjedhje, as procese të tjera normale. Siguria mirëqenia janë në rrezik”.

Arsyeja pse Edi Rama ka zgjedhur aleancën me krimin, drogën dhe mafian e plehrave, theksoi kryetari i Partisë Demokratike lidhet me keqqeverisjen e tij dhe pamundësinë në këto kushte për t’u përballuar me qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Plani i Edi Rames tha Basha, eshte qe me para krimi, droge dhe plehrash të mund të blejë votën e qytetarëve dhe të mos përballet me mosmbajtjen e asnjë premtimi dhe me shtimin e varfërisë dhe papunësisë.

“Gjithçka ka bërë këto tre vite ka qenë kundër interesit të qytetarëve. Me klimën asfiksuese ndaj biznesit, ndaj punëdhënësve që ka shkatërruar mijëra vende pune në vend që të hapte qoftë dhe një të vetëm të ri; me kthimin e shëndetësisë shqiptare në mesjetë përmes koncesioneve korruptive dhe hajdutërisë së Ilir Beqës me Edi Ramën; me shkatërrimin e sistemit arsimor, duke djegur ëndrrat e mijëra maturantëve. Ndaj kanë vendosur një aleancë të hapur me drogën, me krimin, me mafian ndërkombëtare të plehrave.“

Temat
LajmeRajon

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com