Rama “përton” t’i shkruajë emrin Lulzim Bashës!

Për ish-kryeministrin Edi Rama, shifrat e bëra publike këtë të premte nga Guardia Di Finanzia sipas të cilës 99.8 % e sipërfaqes me drogë u asgjësua nga policia shqiptare, janë fakt se historia e akuzave që opozita bën kundër qeverisë duhet të mbyllet.

Ndaj për Ramën, kreu demokrat Lulzim Basha nuk duhet të kishte rinisur akuzat për përfshirje të qeverisë dhe policisë në trafikun e drogës, kur vetë “Guardia di Finanza| e mbylli atë kazan – siç shprehet shefi i mazhorancës.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë duket se ka përtuar edhe të shkruajë emrin e liderit demokrat Lulzim Basha, ku në nisje të shkrimit shprehet: LB…

“LB nuk tha pse s’i votoi ligjet e drejtësisë, po rihapi menjëherë kapakun e shpifjeve për drogën sapo Guardia di Finanza e mbylli atë kazan!”

screenshot-1_1475857532-1745079

Temat
LajmeRajon

Të afërta