Protesta kundër projektligjit për Trepçën, pjesëmarrës edhe ministra të Qeverisë së Kosovës (Foto)

Në mesin e qindra protestuesve e cila është mbajtur sot rreth mesditës nga një numër i qytetarëve serbë në rrugën Zveçan – Leposaviq, në fshatin Rudar, janë parë edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq.

Telegrafi ka siguruar fotografi të prezencës së tyre në këtë protestë të thirrur nga punëtorët e shkritores “Trepca” në Zvecan për të kundërshtuar procedimin e projektligjit të Trepçës.

Ata po ashtu kanë marrë pjesë edhe në mbledhjen urgjente të thirrur nga kryetarët e katër komunave te veriut të Kosovës ku temë diskutimi kanë pasur pikërisht projektligjin mbi Trepçën.

Ndryshe, sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet projektligji për Trepçën.

ministri

Temat
LajmeVend

Të afërta