Mbretëreshat dhe Princeshat e njohura që do të vijnë në Tiranë për dasmën mbretërore

Për herë të parë, që nga dasma e Mbretit Zog, Tirana po bëhet ndalesa e kaq fisnikëve, trashëgimtarëve dhe mbajtësve të froneve mbretërore.

Në aeroportin Nënë Tereza ka nisur ndalesa e jet-ëve privatë të cilët sjellin përfaqësuesit e familjeve mbretërore.

Më e njohura ndër to në Evropë, është MS Mbretëresha Sofia e Spanjës e cila do të jetë nesër e pranishme në dasmën e Princit Leka II dhe Elia Zaharia.

princ-leka-ii1

Por do të ketë edhe një prezencë të shkëlqyer nga Maroku dhe Irani.

Në dasmë do të jetë e pranishme edhe Princesha Lalla Salma e Marokut, bashkëshortja e Mbretit Muhamedi VI i Marokut.

princ-leka-ii2

Gjithashtu dasma do të nderohet edhe nga LSP Farah Diba, e veja e Perandorit të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi.

princ-leka-ii3

Të pranishëm do të jenë edhe Princi i Kentit, Princi i Luksemburgut, Princët e Liechtenstein-it dhe të afërm të Princ Lekës II nga linja e gjyshes së tij, Mbretëreshës Geraldine, anëtarë të dyerve fisnike të Evropës, me të cilët Leka II ruan marrëdhëniet familjare.

princ-leka-ii4

Temat
Showbiz

Të afërta