INTERPOL shpall në kërkim bashkëpunëtorin e Kallashit (FOTO)

INTERPOL ka vendosur në personat e kërkuar emrin e kosovarit nga Zhuri i Prizrenit, Shqipëron Hoxhaj, i cili u shpall në kërkim ditën e kaluar nga Policia e Sllovenisë.
Policia sllovene ka zhvilluar një operacioni kundër mafies dhe ka arrestuar 21 persona, të cilët akuzohen për rreth 400 krime të kryera në Slloveni, Bullgari, Bosnje, Serbi, Maqedoni dhe Kosovë dhe ka shpallur në kërkim Shqipëron Hoxhaj i cili është me origjinë nga Zhuri i Prizrenit.

Gjatë këtij aksioni, janë konfiskuar 160 kilogramë kokainë, 131 kilogramë marihuanë, tri armë, ndërsa, në Bullgari është zbuluar një shtypës i parave të falsifikuara, të cilat më pas janë shpërndarë më pas në gjithë Evropën.
Gazeta Express ka raportuar dje se Kosovari që po kërkohet në Slloveni ishte bashkëpunëtor i Kallashit.

shqiperon_1475855779-2828216

Temat
LajmeVend

Të afërta