Haradinaj e Limaj: Të mos eksperimentohet më me Kosovën, por të luftohet korrupsioni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj kanë mbajtur një konferencë për media, ku u tha se dy partitë në pushtet nuk duhet të eksperimentojnë më me Kosovën, por ta luftojnë korrupsionin dhe të punojnë sipas ligjit.

Në këtë konferencë po ashtu u tha se autoritetet kosovare të përqendrohen në tema që janë më urgjente.

Haradinaj ka kërkuar që të mos vazhdohet dialogu dhe udhëheqësit e vendit të vazhdojnë të punojnë në tema më urgjente si dhe në atë që vendi të bëhet me ushtri.

“Pas një kohe peng që kanë mbajtur Kosovën kërkojmë që më tutje të mos eksperimentojnë, por të vazhdojnë të punojnë të punojnë me ligj në vend dhe në luftimin e korrupsionit”, tha ai.

Edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka vlerësuar se qeveria aktuale ka dështuar.

Ai tha se është koha që të ndryshohet qasja ndaj vendit.

“Besoj koha është të ndryshojmë qasje ndaj vendit. Kosova vazhdon të mbetet me punë nën zero. Probleme të shumta dhe kjo dëshmon se kjo qeveri ka dështuar”, tha ai.

Ai tha se me angazhimin e opozitës do të arrihet që të ndryshohet situata në vend.

Temat
LajmeVend

Të afërta