Sonte në First Channel nis emisioni më i ri “Tre sheshirat” (Video)

Sonte nga ora 20:30 ka filluar të transmetohet Show-u më i ri televiziv, “Tre sheshirat”, në televizionin First Channel.

Emisioni me përmbajtje argëtuese vjen nën udhëheqjen e showmen-it të njohur, Valon Maloku.

Emisioni sjell para ekraneve tuaja personazhet më me zë në vend, humor, muzikë si dhe ndër të tjera mysafirët do provojnë njohuritë e tyre në kuizin argëtues.

“Tre Sheshirat” ju ofron krejt çka ju duhet për të kaluar një mbrëmje relaksuese.

Të gjitha këto dhe surpriza të tjera do mund t’i ndiqni çdo të enjte nga ora 20:30 në televizionin First Channel.

Poashtu “Tre Sheshirat” do mund t’a ndiqni live në faqen zyrtare në Facebook FirstChannel, si dhe në kanalin Youtube.

Temat
EmisionetShowbiz

Të afërta