Rritet në 10 numri i të plagosurve në Stamboll (Foto)

Është rritur në 10 numri i të plagosurve në Stamboll, si pasojë e një shpërthimi afër një stacioni të policisë.

Një bombë e vendosur në një motoçikletë shpërtheu sot pasdite në rrethinën Yenibosna, transmeton Express.

Ndërkohë, guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin, u ka thënë gazetarëve se asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë.

Për momentin, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Një hetim është duke u zhvilluar, ndërsa të gjithë të lënduarit janë civilë, shtoi ai.

460x-1_1475766279-7406219

460x_1475766279-8537359

Temat
BotëLajme

Të afërta