Prezantimi i parë i Nora Istrefit në Shqipëri, viti 2005 (Video)

Karrierën si këngëtare e nisi në vitin 2005 me këngën “Taksi” dhe albumin e parë që e publikoi po atë vit me titull “Engjëll”.

Nora Istrefi karrierën e filloi në dy shtete në të njejtën kohë, shkruan lajmi.

Në Kosovë ajo u prezantua nëpër xhirimet e vitit të ri dhe performanca të tjera në televizionet kosovare që atëkohë i dhanë shumë hapsirë këngëtares seksi.

Por për ata që nuk e dinë, Nora po në vitin 2005 ishte pjesë e festivalit “Top Fest” në Shqipëri për herë të parë, edicioni i dytë me këngën “Taksi” me të cilën nuk arriti të futej në finale.

Në anën tjetër në Kosovë ajo po arrinte sukses të madh me këtë këngë dhe albumin e parë i cili u shit shumë në atë kohë.

Më poshtë mund të ndiqni performancën e parë të Norës në Shqipëri, ku gjatë performancës shfaqen edhe disa të dhëna rreth saj si artiste e re për tu njoftuar me publikun.

Sot ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare./Kosovarja/

Temat
Showbiz

Të afërta