Meda në pritje të fëmijës së katërt (Foto)

Tashmë të gjithë e njohim familjën e këngëtarit Meda. Familja e tij e cila përbëhet nga bashkëshortja Lulja dhe tre fëmijët, dy djemë dhe një vajzë, pritet që shumë...

Tashmë të gjithë e njohim familjën e këngëtarit Meda.

Familja e tij e cila përbëhet nga bashkëshortja Lulja dhe tre fëmijët, dy djemë dhe një vajzë, pritet që shumë shpejt t’i shtohet edhe një anëtar i ri, shkruan “Magazina”.

Nga burime brenda familjës së këngëtarit, Magazina.al ka mësuar se bashkëshortja e Medës është shtatëzënë dhe shumë shpejt pritet të sjell në jetë fëmijën e katërt.

Kjo dëshmohet edhe në paraqitjen e fundit në publik të Lulës, ku ajo ishte pjesëmarrëse në dasmën e djalit të Shyhrete Behlulit, ndërsa vërehej barku i saj i fryer.

Si duket Medës i pëlqen familja e madhe, pasi ata pritet që shumë shpejt të bëhen gjashtë anëtarë.

meda

Temat
Showbiz

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com