Ky është moment historik për Dua Lipën (Video)

Dua Lipa ka vazhduar me koncerte në shtetet evropiane.

Këngëtarja ka mbajtur një koncert në qytetin irlandez të Dublinit dhe Dua është ndarë e kënaqur me publikun.

Ajo këtë rast e ka quajtur historik dhe ka falënderuar fansat për pritjen.

“Sonte ishte një moment historik për mua. Turne im i parë i natës në Britani të Madhe dhe Evropë”, ka shkruar ndër të tjerash Dua në Instagram.

Ajo ka premtuar edhe koncerte të tjera, të cilat do t’i zhvillojë gjatë javëve të ardhshme.

Temat
Showbiz

Të afërta